HISTORIA JONË

Ishte thjesht një vikend në një piknik famijlar ku mes muhabetit në mal dhe relaksit të natyrës lindi ideja e hapjes së një restorani për të ju ofruar klinetëve diçka ndryshe, për të ju ofruar Kaçamak ose ndryshe njihet edhe si Bagërdar. Ashtu siç i ka bashkuar njerëzi tepsia e madhe në mes të sofrës për të shijuar Kaçamakun dhe ashtu siç e kanë pasur traditë gatimin e këtij ushqimit barinjtë në bjeshkë ne menduam që ta ngjallim këtë traditë duke e bashkuar me modernen dhe ta shërbejmë në restoran.

Restoran Kaçamaku është hapur në Qershor të viti 2016 nga Dilaver dhe Hafsa Fejzi me lokacion në qendër të qytetit të Gostivarit me nje hapsire prej 150 m2. Duke treguar një sukses shumë të shpejtë me ofrimin e ushqimeve tradicionale për mysafirët që na vizitonin në arritëm që pas vetëm dy vjetësh të zgjerojmë biznesin në një hapsirë tjetër prej 750 m2, dhe tashmë nuk jemi vetëm në Gostivar por ushqimet tona dhe ambientin e veçantë mund ta shijoni edhe në Shkup.

VEÇANTIA JONË DHE E KAÇAMAKUT

Një arsye më shumë për te vizituar Gostivarin dhe Shkupin !

Prej vitit 2016 në Gostivar dhe prej vitit 2022 në Shkup funksionon restoranti më i veçant qe përgadit për ju Kaçamakun me pasion dhe dashnui duke ju bërë juve te ndiheni te veçantë në ambientin tonë me stilin e tradicionales dhe me shërbimin më të veçantë.

Te flasim për Kaçamakun duhet të jemi në natyrë apo në bjeshkët e sharrit duke ndëgjuar cicërimat e zogjve dhe tingujt e zileve të bagëtive dhe muhabeti e për të mirat dhe lezetin e këtij ushqimi do na kthejë ti kujtojmë brezat e vjetër se si kanë jetuar plot shëndet e dashni. Kaçamaku (Begërdari) ky ushqim që në fillimet e tij është konsideruar si ushqimi i njeriut të varfër por me kalimin e viteve njerëzit filluan ti shohin vlerat shëndetësore që ka ky ushqim andaj sot Kaçamaku (Bagërdari) shërbehet edhe në restoranin tonë më prestigjoze dhe me kualitetin më të lartë dhe në çdo kohë nga mëngjesi deri në darkë.

Kaçamak rrjedh nga fjala turke “Kaçamak” që do të thotë aventurë, është një lloj qull misri i bërë në vendet e Ballkanit dhe në Turqi. Kaçamaku është i njohur edhe si BagërdarRepublikën e Maqedonisë së Veriut, është një ushqim i bërë me miell misri, sipas traditës shërbehet me kos dele ose kos lope. Është një ushqim i ngjashëm me Polentan Italiane ose me Mamaligan Rumune.

MËNYRAT E SERVIMIT 

Nëse ka një gatim që të ndjell oreksin ai është kaçamaku. Ky ushqim është përgatitur në trevat shqiptare prej shekujsh. Në fillimet e kësaj recete të përhapur gjërësisht në të gjitha vendet e Ballkanit, kaçamaku servirej në kushtet e varfërisë. Ai ishte një gatim i thjeshtë, i shpejtë, i shijshëm dhe ndjellës pa shumë kokëçarje në kuzhinë. Por e mira e kaçamakut është që gjithnjë serviret kur familja është e mbledhur bashkë, ndaj konsiderohet si një ushqim i dashur i shtëpisë.

Kaçamak rrjedh nga fjala turkeKaçamak” që do të thotë aventurë, është një lloj qull misri i bërë në vendet e Ballkanit dhe në Turqi. Kaçamaku është i njohur edhe si BagërdarRepublikën e Maqedonisë së Veriut, është një ushqim i bërë me miell misri, sipas traditës shërbehet me kos dele ose kos lope. Është një ushqim i ngjashëm me Polentan Italiane ose me Mamaligan Rumune.

Në shtetet shqitpare Shqipëri dhe Kosove është i njohur si ushqim në zonat malore dhe zakonisht shërbehet me kos, djath apo dhallë, në Bullgari, ajo është shërbyer tradicionalisht me vaj luledielli, ndonjëher me spec të kuq të thekur ose piper të nxehtë, shpesh i është shtuar edhe djath i bardhë i butë, poashtu në Mal të Zi dhe Hercegovinë, Kaçamaku është shërbyer me djath të bardhë të butë, ndërsa në Serbi shërbehet me kajmak, kos, mjaltë, qumësht ose ndonjherë me mish të grirë të pjekur.

DOBITË SHËNDETËSORE

Pos që pengon shumë sëmundje, ky racion është jashtëzakonisht i shijshëm. Kaçamaku shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm përgatitet shumë lehtë dhe mund të konsumohet në mënyra të ndryshme duke e kombinuar me ushqime të ndryshme. Gjëja më kryesore te ky ushqim është fakti që kaçamaku nuk përmban gluten dhe mund të konsumojë gjithkush pa marrë parasysh moshën.
Ky racion përmban minerale të mjaftueshme, nutrien dhe vitamina aq sa i janë të nevojshme trupit për të funksionuar normalisht. Kaçamaku ka efekt të madh në pengimin e sëmundjeve të ndryshme, si edhe në shëndetin e gjithëmbarshëm të njeriut. Ai në përbërjen e vet ka yndyra natyrale, d.m.th. karotenodie dhe pikërisht ato yndyra të shëndetshme e bëjnë kaçamakun të ndikojë në punën e mirë dhe cilësore të zorrëve. Kaçamaku është i shkëlqyeshëm në eliminimin e tepricës së kilogramëve, sepse gjithashtu ndikon edhe në tretje të mirë të ushqimit. Ai është njëri ndër ushqimet më efikase të cilat rekomandohen edhe kur mbani dietë.

Racion i shëndetshëm i cili do të adhurohet, aq më parë nëse kombinohet me jogurt apo me ndonjë perime të cilat i duan vogëlushët. Edhe një arsye më shumë që ky racion është ideal për fëmijë sepse kaçamaku pengon rënien e shpejtë të imunitetit. Kaçamaku do të zvogëlojë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, si edhe shfaqjen e hemorroideve. Përveçse do të forcojë organizmin, kaçamaku gjithashtu do të ndikojë në mënyrë antioksidante në gjithë organizmin, jo vetëm në zorrë.

ÇFARË OFROJMË NË PËRVEÇ KAÇAMAKUT ?

Ne për mysafirët tanë ofrojmë një menu të gjërë me ushqime tradicionale por edhe moderne duke nisur nga servimi special i menuve të mengjeseve, parahaje të freskëta dhe me përbërje tradicionale, sallatra të ndryshme, mish të freksët të pjekur në zgarë, ushqime të brumrave nga kuzhina tukre dhe ajo italiane si dhe deserte tradicionale siç janë sheqerpaja dhe kajmakçina dhe shumë të tjera. Tek ne nuk mungon edhe shërbimi i pijeve të ftohta dhe të ngrohta, shërbejmë me shume dashuri dhe traditë kafen tradicionle tuke dhe çajin turk.